Telegrafi

Zyrtare: Chelsea largon Paton, Falcaon dhe Amelian

Chelsea ka larguar tri futbollistë nga radhët e saj.

Vet klubi londinez ka njoftuar se Pato, Falcao dhe portieri Marco Amelia nuk do të jenë më pjesë e klubit.

Pato u huazua në janar të këtij viti, por dështoi, teksa Falcao shkoi te Monaco me shpresën që do të kthehet.

Amelia nga ana tjetër dështoi të bënte ndonjë paraqitje duke qenë rezervist i Courtois dhe tash e pret largimi.

Largimet janë si pjesë e reformave të Antonio Contes. /Telegrafi/