Telegrafi

Zyrtare: Chelsea konfirmon transferimin e radhës, Malang Sarr nënshkruan me Blutë

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit 21-vjeçar, Malang Sarri, i cili sezonet e fundit luajti te klubi francez Nice.

Blutë e Londrës kanë vazhduar edhe më tej përforcimin e skuadrës, pasi gjatë ditës së sotme (e enjte) kanë konfirmuar transferimin e ri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar francez, 21-vjeçarin Malang Sarri, i cili karrierë ka bërë te francezët e Nice.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

Sarr vjen si transferim i lirë në Stamford Bridge, pasi këtë verë i ka skaduar kontrata me klubin nga Ligue 1, por në sezonin e parë do të huazohet.

“21-vjeçari u largua nga klubi i Ligue 1 këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij atje dhe tani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me ne”.

“Ai do ta kalojë sezonin 2020/21 në huazim”.

“Kjo do të sigurojë mundësinë për të fituar kohë të vlefshme të lojës dhe të shtojë përvojën e tij, kështu që ai do të jetë i gatshëm të bashkohet me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Në total për Nice, Sarri ka bërë 119 paraqitje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa ka qenë reprezentues i rregullt i grup moshave të kombëtares franceze. /Telegrafi/