Site icon Telegrafi

Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e Terryt në fund të sezonit

Klubi i njohur anglez, Chelsea ka konfirmuar se kapiteni i klubit, John Terry do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

36-vjeçari anglez bëri paraqitjen e tij të parë për Chelsean në vitin 1998, duke ardhur përmes radhëve të të rinjve të klubit, dhe ka bërë 713 paraqitje në total për ‘Blutë’.

Lexo po ashtu Conte: Shpresoj të qëndroj gjatë te Chelsea

Terry gjatë 19 viteve të tij me ekipin e parë të Chelseat ka fituar Ligën e Kampionëve, katër tituj të Ligës Premier, Ligën e Evropës, pesë Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës, përcjell Telegrafi.

Por ish-kapitenin e Anglisë nuk do ta shihni më në klubin e tij të fëmijërisë pasi ka  konfirmuar se ai do të largohet nga klubi për një destinacion të ri.

“Pas 22 vitesh, ka shumë për të thënë dhe kaq shumë njerëz për t’i falënderuar në këtë klub të madh të futbollit”, ka thënë fillimisht Terry në një deklaratë zyrtare.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Mourinhos në Ligën Premier, dominojnë lojtarët e Chelseat (Foto)

“Nga trajnerët e skuadrës dhe stafin, për tifozët të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre për aq shumë vite, nuk mund t’ju falënderojë mjaftueshëm. Nuk do të ketë mundësi për mua të flas më tej në lidhje me këtë gjatë javëve të ardhshme”, transmeton Telegrafi.

“Unë do të vendos për të ardhmen time në kohën e duhur, por tani për tani unë jam i angazhuar për të ndihmuar ekipit të arrijë sukses këtë sezon”.

“Në fund, fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që kam për klubin tonë të futbollit dhe tifozët tanë të mahnitshëm Chelsea. Faleminderit shumë për çdo gjë”, ka përfunduar kapiteni legjendar i Bluve. /Telegrafi/

Exit mobile version