Emerson Palmieri ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij si huazim nga Chelsea te Olympique Lyon.
Reprezentuesi italian ishte pjesë e skuadrës që fitoi EURO 2020 këtë verë dhe po kërkonte më shumë minuta loje.
Ai kishte qenë pranë Napolit , ndërsa ishte përmendur edhe një rikthim te Roma.
Por sot zyrtarisht ai është bashkuar me Lyonin si huazim për një sezon.
Chelsea e ka huazuar pa mundësi blerje për Lyonin.
Chelsea ia kishte zgjatur kontratën italo-brazilainit deri në qershor 2023. /Telegrafi/