Telegrafi

Zyrtare: Chelsea emëron Lampardin trajner të ri

Frank Lampard (Foto: Chelseafc.com)

Frank Lampard është zyrtarizuar si trajner i ri i klubit londinez, Chelsea.

Chelsea ka zyrtarizuar rikthimin e legjendës Lampard në Stamford Bridge, por kësaj radhe si trajner dhe jo si futbollist.

Klubi londinez ka treguar se janë të kënaqur me rikthimin e anglezit, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Lexo po ashtu Lampard zgjidhet mesfushori më i mirë në histori të Ligës Premier, lë pas legjenda si Gerrard dhe Scholes

“Chelsea Football Club është i kënaqur që njofton Frank Lampardin si trajnerin tonë të ri”.

“Një nga lojtarët më të mirë në historinë tonë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, Lampard kthehet në Stamford Bridge duke nënshkruar një kontratë trevjeçare”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Ndryshe, Lampard vjen pas një sezoni të mirë në Championship me Derby County, ku ishte afër të inkuadronte në Ligën Premier. /Telegrafi/