Site icon Telegrafi

Zyrtare: Cesar Azpilicueta i bashkohet Atletico Madridit

Mbrojtësi Cesar Azpilicueta është bashkuar me Atletico Madridin si lojtar i lirë pas largimit nga Chelsea.

Marrëveshja mes palëve është për një vit dhe mbrojtësi do të bashkohet me skuadrën më 7 korrik.

33-vjeçari është mbrojtës me përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, me një profil të gjithanshëm, pasi mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe qendror.

Ai së fundmi ishte në Chelsea FC, ku ishte kapiten i ekipit londinez.

Azpi më parë ka luajtur edhe me klube si Osasuna dhe Olympique de Marseille. /Telegrafi/

Exit mobile version