Barcelona ia ka rinovuar Carles Perezit kontratën e tij deri në vitin 2020.
Sulmuesi 21-vjeçar i cili ka spikatur në këtë fillim sezoni duke shënuar edhe një gol ndaj Real Betis, e ka zgjatur edhe për tri vite marrëveshjen e tij me klubin.
Perez ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2022, në praninë e presidentit Josep Maria Bartomeu dhe drejtuesve të tjerë të klubit.
https://twitter.com/jmbartomeu/status/1177586419088445442
Pas Ansu Fatit një tjetër talent e zgjat bashkëpunimin me Barçën, duke treguar që klubi vazhdon të punojë me talentët e shkollës.
Me rikthimet nga dëmtimi të Luis Suarez e Ousmane Dembele, minutat e Perez do të reduktohen ndjeshëm, por ai do ta presë shansin e tij. /Telegrafi/