Telegrafi

Zyrtare: Cancelo lojtar i Manchester Cityt

Joao Cancelo e ka kompletuar transferimin te Manchester City nga Juventus.

Mbrojtësi portugez ka nënshkruar me klubin nga Etihad Stadium deri në vitin 2025.

Ai vjen si pjesë e shkëmbimit të marrëveshjes mes klubeve, ku Danilo kalon në anën tjetër.

Çmimi i tij është llogaritur 65 milionë euro dhe do të paguhet në tri vite.

“City është klub fantastik, me një trajner të madh dhe jam i kënaqur që jamë këtu”.

“Jam i impresionuar me çdo gjë rreth tyre, nga infrastruktura rreth klubit, deri rë mënyra e lojës”.

“Jam këtu për të fituar trofe dhe besoj që mund ta arrij”, ka thënë Cacenlo. /Telegrafi/