Mbrojtësi i Interit sezonin e kaluar, Joao Cancelo, ka nënshkruar me klubin e tij të ri, Juventusin.
Klubi Bianconer ka konfirmuar firmën me futbollistin i cili u transferua nga Valencia.
“Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Valencina për blerjen e të drejtave të ojtarit Joao Pedro Cavaco Cancelo dhe se marrëveshja është finalizuar për një shumë prej 40.4 milionë eurosh që do të paguhen përgjatë tri viteve të ardhshme”.
“Juventusi ka nënshkruar me lojtarin një kontratë pesë vjeçare deri më 30 qershor, 2023, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Cancelo kreu testet mjekësore mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë) në qendrën J-Medical në Torino dhe nënshkroi kontratën e tij.
Është rikthim ky për Cancelon në Serie A te rivali i përbetuar i skuadrës së tij të re, Interi.
Interi nuk arriti që të përmbushë opsionin e blerjes së lojtarit prej 40 milionë eurosh dhe kështu Cancelo u la i lirë të nënshkruajë me Juventusin që plotësoi kërkesat e Valencias. /Telegrafi/