Telegrafi

Zyrtare: Calvin Ramsay, lojtar i ri i Liverpoolit

Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit Calvin Ramsey nga skocezët e Aberdeen.

Reds kanë kryer tashmë transferimin e dytë në këtë afat kalimtar, pas nënshkrimit me Darëin Nunez nga Benfica.

Bëhet fjalë për talentin 18-vjeçar skocez, Calvin Ramsay, i cili vjen nga Abeerden.

Njoftimi për transferimin e tij ka ardhur me anë të faqes zyrtare të klubit nga Anfield, ku lojtari do ta bart fanellën me numër 22.

Mbrojtësi i djathtë i bashkohet Reds me një kontratë afatgjatë pasi kaloi testet mjekësore dhe finalizoi transferimin në Qendrën Stërvitore AXA.

“Ramsay është një Reds. Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ramsay përparoi nga radhët e të rinjve në Aberdeen për të bërë debutimin e tij për ekipin e parë në mars të 2021 dhe largohet duke luajtur 39 ndeshje, me nëntë asistime dhe një gol.

Çmimi i lojtarit nuk është publikuar, por thuhet se Liverpoolit i ka kushtuar 6.5 milionë funte apo rreth 7.5 milionë euro. /Telegrafi/