Ditë më parë shteti japonez ka konfirmuar se Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë shtyrë.
Kjo për shkak të përhapjes së madhe të coronavirusit që më vonë u shpall edhe si pandemi botërore.
Njoftimin që u bë nga faqja zyrtare e Lojërave Olimpike, nuk tregohej data se kur do të zhvillohen.
Megjithatë tani pesë ditë më vonë është konfirmuar edhe data e fillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2021.
Komiteti Olimpik ndërkombëtar ka njoftuar se zyrtarisht Lojërat Olimpike fillojnë më 23 korrik të vitit 2021 dhe mbarojnë më 8 gusht. /Telegrafi/