Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF) kanë caktuar tashmë datën e re për zhvillimin e El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit.
El Clasico e parë e sezonit ishte e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, më 26 tetor.
Megjithatë, protestat e shumta në Kataluni kanë bërë që drejtuesit e La Ligas të detyrohen ta shtyjnë ndeshjen shkaku i pasigurisë.
Fillimisht pati zëra që ndeshja e parë të bartet në Santiago Bernabeu nga Camp Nou, por dy skuadrat refuzuan.
Më vonë, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi dolën me komunikatë ku propozuan datën e 18 dhjetorit si idealen për të zhvilluar El Clasicon.
Ashtu edhe ndodhi, pasi La Liga tashmë ka zyrtarizuar këtë datë për të zhvilluar El Clasicon e parë të sezonit në Camp Nou. /Telegrafi/
⚠ OFICIAL | El Comité de Competición fija #ElClásico entre @FCBarcelona_es y @RealMadrid para el 18 de diciembre
ℹ Más info: https://t.co/1IMiqpbqyG pic.twitter.com/26H4GnIN6d
— RFEF (@rfef) October 23, 2019