Site icon Telegrafi

Zyrtare: Caktohen datat e ndeshjeve të barazhit

Tashmë edhe zyrtarisht janë caktuar datat e dy ndeshjeve të barazhit për Ipko Superligën e Kosovës.

Nga elita e futbollit kosovar në barazh kanë mbetur Gjilani dhe skuadra mitrovicase, Trepça ’89.

Ndërkohë nga liga e parë në pozitat tre dhe katër mbetën dy ekipet nga rrafshi i Dukagjinit, Besa dhe Vëllaznimi.

Dy duelet do të luhen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet më 30 maj dhe 1 qershor.

Gjilani do të luaj përballë Besës ditën e enjte të 30 majit, ndërsa dy ditë më vonë Vëllaznimi takohet me Trepçën ’89.

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar edhe orarin ku të dyja takimet do të luhen nga ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version