Chelsea ka bërë blerjen e parë për afatin kalimtar të verës.
Kampioni aktual ka sjell në radhët e veta portierin veteran Willy Cabaleron.
Këtij të fundit i kishte mbaruar kontrata me Manchester Cityn dhe si lojtar i lirë kaloi te të kaltërit, transmeton Telegrafi.
Argjentinasi pritet të jetë portieri i dytë i Chelseat pasi që i padiskutueshëm për momentin është Thibaut Courtois.
Ndryshe, portieri i dytë i Chelseat Asmir Begovic tashmë është transferuar te Bournemouth. /Telegrafi/
Welcome to Chelsea, Willy Caballero! https://t.co/GGFudYqdu3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 1, 2017