SC Gjilani ka arritur të bëhet me trajner të ri pas largimit të Gentian Mezanit.
Skuadra bardhekuqe pas triumfit në udhëtim te Besa 1-2, ditën e sotme ka emëruar trajnerin e ri.
Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka marrë drejtimin e klubit gjilanas.
Sokoli në stolin e Gjilanit do të debutojë të martën në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës, ku skuadra e tij do të pres KEK-un.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.
Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.
Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kishte drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.
Profesor Sokolit i urojmë mirëseardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi. /Telegrafi/