Telegrafi

Zyrtare: Bullgaria publikon listën e futbollistëve të ftuar ‘anti-Kosovë’

Bullgaria ka publikuar listën e futbollistëve që i ka ftuar për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Tashmë janë publikuar emrat e 23 lojtarëve bullgarë që janë ftuar nga përzgjedhësi i ri, Krasimir Balakov.

Bullgarët më 7 qershor do të përballen me Republikën e Çekisë dhe tri ditë më vonë, Bullgaria e pret Kosovën në Sofje.

Ndërkaq, trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Theksojmë se Bullgaria do të mirëpres Kosovën më 10 qershor në kryeqytetin e Sofjes.

Ndryshe, në grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020”, Bullgaria renditet në vendin e dytë me dy pikë të grumbulluara.

Kurse, Përfaqësuesja e Kosovës në vendin e tretë me vetëm një pikë, pas një ndeshje të zhvilluar. /Telegrafi/