Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bujar Pllana do të luajë në elitën e futbollit polak, nënshkruan me Lechia Gdansk

Qendërmbojtësi Bujar Pllana ka kaluar nga Slaven Belupo e Kroacisë te klubi polak Lechia Gdansk, duke nënshkruar deri në vitin 2028.

Pllana që luajti me sukses te Slaven Belupo në Kroaci, në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Feronikelit dhe Trepçës ’89.

“Jam shumë i lumtur t’i bashkohen një klubi kaq të madh. Kam dëgjuar shumë për atmosferën e shkëlqyer në ndeshjet si vendas dhe në gjithë Poloninë”, ka thënë Pllana pas prenzatimit.

 

Presidenti i klubit polak, Paolo Urfer, kishte fjalë të mëdha për Pllanën, i cili nënshkroi deri në vitin 2028.

“Ne besojmë në aftësitë solide mbrojtëse të këtij lojtari të ri por me përvojë. Mentaliteti i tij është në linjë me atë që jemi ne, me DNA-në tonë. Dëshira e tij e menjëhershme për t’iu bashkuar klubit është po ashtu shenjë e mirë”, ka thënë presidenti i klubit polak, Paolo Urfer.

 

Pllana ka luajtur për U19 e U21 të Kosovës, ndërsa skuadra e re e tij,  Lechia Gdansk është kthyer në elitën polake. /Telegrafi/ 

Exit mobile version