Telegrafi

Zyrtare: Bujar Pllana nënshkruan me Feronikelin

Feronikeli vazhdon me përforcime, ndërsa kësaj radhe ka nënshkruar me një tjetër talent të futbollit kosovar.

Bëhet fjalë për Bujar Pllanën, i cili vuri firmën në kontratën e FC Feronikelit, duke u bërë futbollisti i radhës që i bashkohet klubit nga Drenasi.

“Pllana, i lindur më 29 tetor 2001, është qendërmbrojtës me një potencial të jashtëzakonshëm, duke forcuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e mbrojtjes së klubit tanë”.

“Ai vërehet me elegancën dhe qetësinë e tij në lojë, duke i dhënë një finesë shtesë mbrojtës së FC Feronikelit”.

“Pllana ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19, i cili ka zhvilluar tre ndeshjet në kualifikimet në Ëales. Bujar Pllana më parë ishte pjesë e klubit mitrovicas, Trepça ’89”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari u shpreh i lumtur për kalimin te Feronikeli, duke premtuar angazhim.

“Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit të FC Feronikelit, dhe dua ti falënderoj udhëheqësin e klubit në veçanti zëvendës presidentin Ragip Veselin për besimin që ka te unë dhe ju premtojë se do të angazhohem dhe do të jap më të mirën që tua shpaguaj besimin e dhënë”, tha Pllana për faqen zyrtarë të klubit. /Telegrafi/