Telegrafi

Zyrtare: Buffon rikthehet te Juventusi

Gianluiggi Buffone dhe zyrtarisht është portier i ri i Juventusit.

Portieri italian është rikthyer tek ish-skuadra e tij pas një viti qëndrim në Francë te Paris Saint Germain.

Buffon e kishte shkëputur kontratën me marrëveshje me kampionin e Ligue 1 pasi dëshironte rikthimin në Itali.

41-vjeçari fillimisht ka kaluar me sukses testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Buffon ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kampionin në fuqi të Italisë, Juventus.

“Mirësevjen në shtëpi Buffon”, ishte njoftimi i klubit bardhezi pas zyrtarizimit të rikthimit të portierit italian në Juventus.

Përveç Juventusit dhe Paris Saint Germain, Buffon gjatë karrierës së tij ka mbrojtur për gjashtë vite te Parma 1995-2001. /Telegrafi/