Gianluigi Buffon nuk do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini për sezonin 2019/2020, la konfirmuar klubi francez.
Ish-portieri i Juventusit e provoi një eksperiencë të re në Ligue 1 në moshë 40 vjeçare, mirëpo ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën që i skadon më 30 qershor.
“Pas bisedimeve të përbashkëta, Paris Saint-Germaini dhe Gianluigi Buffoni janë pajtuar të mos e rinovojnë kontratën e portierit legjendar, e cila skadon më 30 qershor 2019″.
“Paris Saint-Germaini është i nderuar që e ka pasur në klub portierin më të madh në histori të futbollit, fitues i Kupës së Botës në vitin 2006 dhe me shumë arritje individuale që nga fillimi i karrierës”, thuhet në njoftimin e PSG.
“Klubi njëherësh i uron të paharruarit Gigi gjitha të mirat në projektet personale që e presin në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PSG. /Telegrafi/