Claudio Bravo pritet të jetë portieri i ri i Manchester Cityt.
Ish portieri i Barcelonës ka arritur në Mançester dhe momentalisht është duke i kryer vizitat mjekësore.
Bravo ka ardhur te City për 17 milionë funte.
Portieri kilian ka mbrojtur për Barcelonën në ndeshjet e kampionatit, por pa mundur t’i shijoj ato kryesoret të Ligës së Kampionëve, pasi aty në portë qëndronte Andre Ter Stegen.
Me këtë lëvizje shihet që te qytetarët më nuk ka vend Joe Hart, i cili edhe ashtu sot kishte një zënkë më trajneri e ri Pep Guardiola. /Telegrafi/