Telegrafi

Zyrtare: Bournemouth thyen rekordin e klubit për transferimin e Ake (Foto)

Nathan Ake është transferuar te skuadra e Bournemouthit.

Mbrojtësi holandez ka pasur një gjysmë-sezoni fantastik me Bournemouthi, duke bërë që Chelsea ta rikthej në skuadër gjatë janarit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Defoe transferohet te Bournemouthi (Foto)

Megjithatë, hapësirat te skuadra e Antonio Contes ishin të pakta për Aken, i cili ka vendosur të transferohet përfundimisht në Bournemouth.

Ake duke u prezantuar te Bournemouthi

Ake ka kompletuar transferimin e tij te skuadra angleze për një shifër që thuhet të jetë 20 milionë funte apo rekord i klubit sa i përket transferimeve.

Holandezi thuhet se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate, por që vitet nuk janë specifikuar. /Telegrafi/