Telegrafi

Zyrtare: Borussia Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland, nënshkruan me Adeyemin

Borussia Dortmund ka nënshkruar me sulmuesin Karim Adeyemi nga kampioni austriak RB Salzburg.

20-vjeçari përfundoi sot kontrollin mjekësor në Dortmund dhe nënshkroi kontratën e vlefshme deri më 30 qershor 2027 në orët e vona të pasdites.

Drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc e ka lavdëruar transferimin e ti, duke thënë se aftësia e tij për të shënuar gola do t’i ndihmojë shumë skuadrës.

Pas transferimeve të Niklas Sule dhe Nico Schlotterbeck, sulmuesi Karim Adeyemi bëhet i treti transferim për milionerët për sezonin e ri.

Adeyemi, kampion i Evropës U21 i vitit 2021, aktualisht është golashënuesi më i mirë në Bundesligën austriake me 19 gola.

Gjatë katër viteve të tij në Salzburg, ai fitoi gjashtë tituj (tri herë kampionatin, tri herë Kupën).

Në sezonin aktual, Adeyemi bëri gjithsej 35 paraqitje (22 gola/6 asistime) për Salzburgun në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/