Llapi nuk ka qëndruar duarkryq pasi ka arritur marrëveshje me Blendi Memaj që është prezantuar si futbollist i Llapit.
Llapi që e mbylli kampionatin në vendin e tretë, do të kërkojë më shumë edicionin e ardhshëm.
“Memaj ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit”.
“Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 i gjatë 1.83m është mesfushor-sulmues dhe mund të luaj edhe si mesfushor qendror”.
“Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/