Telegrafi

Zyrtare: Biglia i bashkohet Milanit

Lucas Biglia edhe zyrtarisht ka kaluar te Milani nga Lazio.

E gjitha kjo erdhi pasi argjentinasi përfundoi me sukses testet mjekësore te klubi nga Milano.

Lazio me këtë rast përfitoi 17 milionë euro dhe tre të tjerë në formë të bonuseve.

31-vjeçari iu bashkua klubit nga kryeqyteti italian në vitin 2013 nga Anderlechti për 8.4 milionë euro.

Në sezonin fundi Biglia shënoi pesë gola dhe katër asistime në 34 ndeshje. /Telegrafi/

Të gjitha blerjet e Milanit deri më tani në afatin kalimtar