Mesfushori Besar Musolli, e ka vazhduar kontratën me Gjilanin edhe për tri vite.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Gjilanit në “Facebook”, ku shkruan se Musolli ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2024.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musollin edhe për tri edicionet e radhës”.
“Klubi e falënderon Besarin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.
Musolli erdhi te Gjilani në verën e vitit të kaluar pasi kishte përfunduar aventurën e tij të gjatë te Kukësi.
32-vjeçari vitin e shkuar kishte zbarkuar në Gjilan, ku nuk mundi t’i arrijë pritshmërit me klubin./Telegrafi/