Bersant Celina është bërë me klub të ri dhe karrierën do ta vazhdoj në Suedi.
Mesfushori kosovar është huazuar nga skuadra franceze Dijon në atë suedeze AIK.
26-vjeçari nuk dëshironte të mbetej te Dijon dhe qëllimi ishte të gjente një skuadër ku do të luaj rregullisht dhe të jetë i rëndësishëm.
Välkommen till AIK Fotboll, Bersant Celina! pic.twitter.com/UQto0bjT3U
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) August 31, 2023
“Kam zgjedhur AIK-un sepse është një klub i madh me një trajner që më përshtatet shumë. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të bëj gjithçka për të fituar ndeshjet”, ka thënë Bersant Celina për faqen zyrtare të klubit.
Reprezentuesi kosovar është huazuar për një vit te AIK me klubin suedez që ka një klauzolë për ta blerë atë në fund të sezonit.
AIK Fotboll är överens med den franska klubben Dijon FCO om ett lån av 26-årige Bersant Celina som sträcker sig över säsongen 2023. Bersant ansluter omgående till AIK och i avtalet finns även en klausul gällande en möjlig transfer efter säsongen. https://t.co/eL17KQjRXz
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) August 31, 2023
Celina ka luajtur sezonin e fundit si i huazuar te Stoke City, derisa më parë ka veshur edhe fanellat e Kasimpasas, Swanseas, Ipswich City, Twente dhe Manchester City. /Telegrafi/