Telegrafi

Zyrtare: Bernard Berisha ndërron skuadër (Foto)

Bernard Berisha është bërë me skuadër të re.

Mesfushori këmbëshpejtë i Përfaqësueses së Kosovës ka vendosur të ndërroj ambient dhe ta lë skuadrën e tij, Anzhi.

Megjithatë, futbollisti nga Peja nuk do të ndërroj kampionat, pasi do të qëndroj te ai rus, me skuadrën Terek Grozny, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Anzhi përdorë Bernard Berishën për t’i ftuar tifozët në stadium (Foto)

Marrëveshja është arritur nga presidentët e të dyja skuadrave ruse, ndërsa është vet skuadra e Groznyt që e ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se Berisha ka arritur marrëveshje për 3 vjet e gjysmë, teksa transferimi i tij thuhet se ka kushtuar 2.5 milionë euro.

Ndryshe, Berisha do ta ketë të lehtë ambientimin te kjo skuadër, pasi aty luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi. /Telegrafi/