Telegrafi

Zyrtare: Berisha vazhdon kontratën me Salzburgun

Mesfushori kosovar, Valon Berisha i ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij.

Reprezentuesi i Kosovës ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual Red Bull Salzburg.

Berisha ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Kësisoj janë mbyllur spekulimet për një largim të mundshëm të Berishës nga kampioni i ri i Austrisë.

24-vjeçari u kérkua nga skuadra angleze Brighton dhe ajo gjermane Red Bull Leipzig por vendosi qëndrimin në Salzburg.

Berisha ka zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Salzburgun duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/