Klubi anglez, Chelsea ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Benoit Badiashile nga Monaco.
Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pas shpenzimeve të mëdha në verë.
Ekipi i drejtuar nga Graham Potter kësaj radhe ka investuar në mbrojtje, duke përforcuar qendrën e mbrojtës.
Bëhet fjalë për Benoit Badiashile, i cili është konfirmuar si lojtar i lirë pas arritje së marrëveshjes me Monacon.
“Benoit Badiashile ka përfunduar një transferim të përhershëm te Chelsea nga AS Monaco, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë në Stamford Bridge”, thuhet në njoftim.
Welcome to Chelsea, Benoit Badiashile! 👊#BonjourBenoit 🇫🇷 pic.twitter.com/4Hn38DZEnL
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 5, 2023
Francezi 21-vjeçar tashmë mburret me përvojë të rëndësishme në ligën franceze dhe në Evropë, ku ai është paraqitur në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për Monacon, duke grumbulluar 150 paraqitje në të gjitha garat deri më sot.
Chelsea nuk ka njoftuar detaje të transferimit, por ky transferim thuhet se i ka kushtuar Bluve rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/