Milani ka kompletuar transferimin e futbollistit algjerian Ismael Bannacer.
Mesfushori qendror i është bashkuar Milanit pas shkëlqimit me Empolin edicionin e kaluar në Serie A.
Kuqezinjtë kanë paguar 16 milionë euro te Empoli, ndërsa Bennacer ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Milanin që do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2024.
Ready to fight Ismaël? ??
Bienvenu Bennacer! ??#ForzaMilan pic.twitter.com/nKb3r8dmaD— AC Milan (@acmilan) August 4, 2019
Bennacer ishte njëri nga lojtarët kryesor të Algjerisë, në triumfin në Kupën e Afrikës këtë vit.
21-vjeçari ka qenë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, por në fund ishte Milani që insistoi më shumë dhe arriti transferimin e tij.
Algjeriani edicionin e kaluar ka zhvilluar 37 ndeshje në Serie A ku ka arritur të bëjë tre asistime. /Telegrafi/