Telegrafi

Zyrtare: Bendtner rikthehet në Angli, pjesë e skuadrës që fitoi dy herë LK-në (Foto)

Nottingham Forest ka njoftuar se ka nënshkruar me Nicklas Bendtner.

Sulmuesi i njohur danez i është bashkuar klubit anglez si transferim i lirë pasi gjatë verës ishte liruar nga kontrata me klubin gjerman, Wolfsburg.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Championship (Liga e dytë angleze), të cilët në sirtarët e tyre kanë edhe dy Liga të Kampionëve.

Lexo po ashtu Klubet më të vjetra në futboll, në mesin e tyre dhe klubi i yllit të njohur shqiptar (Foto)

Bendtner në të kaluarën ishte pjesë edhe e Arsenalit, Juventusit dhe Sunderlandit.

Vlen të theksohet se pjesë e Nottingham është edhe futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami. /Telegrafi/

Bendtner gjatë prezantimit te Nottingham Forest.