Nottingham Forest ka njoftuar se ka nënshkruar me Nicklas Bendtner.
Sulmuesi i njohur danez i është bashkuar klubit anglez si transferim i lirë pasi gjatë verës ishte liruar nga kontrata me klubin gjerman, Wolfsburg.
28-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Championship (Liga e dytë angleze), të cilët në sirtarët e tyre kanë edhe dy Liga të Kampionëve.
Bendtner në të kaluarën ishte pjesë edhe e Arsenalit, Juventusit dhe Sunderlandit.
Vlen të theksohet se pjesë e Nottingham është edhe futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami. /Telegrafi/