Nicklas Bendtner është bërë më skuadër të re.
Sulmuesi danez gjatë karrierës së tij luajti për disa skuadra të mëdha si Arsenali, Juventusi dhe Wolfsburgu.
Por, Bendtner dështoi t’i tregoi vlerat e tij dhe pas çdo sezoni uli nivelin e tij, duke kaluar në skuadra të dorës së dytë.
Së fundmi luajti në Championshipin anglez te skuadra e Nottingham Forest, por nuk arriti të gjej vetën dhe tani ka ndërruar skuadër.
29-vjeçari, i cili e cilëson vetën si ‘Zot’ është transferuar në Norvegji te skuadra Rosenborg.
Bendtner ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, por detajet tjera të transferimin nuk janë bërë publike. /Telegrafi/