Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin.
Mesfushori Behar Maliqi, 31 vjeç e ka nisur karrierën tek Prishtina.
Ai ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Partizanin e Tiranës dhe së fundmi për Feronikelin ku kaloj 4 edicione tejet të suksesshme.
Ai te Feronikeli ka realizuar 22 gola e ka dhënë shumë asistime.
“Beharit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Llapi ka bërë disa përforcime ndërsa për trajner e ka emëruar Bylbyl Sokolin.
Klubi llapjanas pritet ta synojë titullin dhe Kupën në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/