Telegrafi

Zyrtare: Bayerni konfirmon transferimin e Odriozolas nga Real Madridi

Alvaro Odriozola Foto: FC Bayern Munich/Twitter

Alvaro Odriozola është lojtari më i ri i gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Dje (e martë) gjatë ditës u raportua për një marrëveshje mes dy skuadrave për shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Pa kaluar shumë kohë, Bayerni tashmë ka konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes me Odriozolan.

Lexo po ashtu Odriozola raportohet se ka arritur te Bayern Munichu për teste mjekësore

Marrëveshja mes Bayernit dhe Real Madridit për lojtarin është huazim i thjeshtë gjashtë muaj.

“FC Bayern Munich ka nënshkruar Alvaro Odriozola si huazim nga kampionët spanjollë të rekordeve Real Madridin deri në fund të këtij sezoni”.

“Pasi kaloi testet mjekësore, mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar ka nënshkruar kontratën e tij në Sabener Strase dhe do të fillojë stërvitjen me Bayern sot”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Odriozola iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2018 nga Real Sociedadi dhe fitoi Kupën e Botës për Klube me Los Blancos në sezonin e tij të parë.

Ai ka bërë katër paraqitje për Kombëtaren Spanjolle dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/