Telegrafi

Zyrtare: Bayerni e siguron talentin e madh gjerman Jann-Fiete Arp

Bayern Munich vazhdon të mendojë për edicionin e ri.

Përderisa këtë edicion e kanë shumë problem mbrojtjen e titullit, Bavarezët po bëhen gati për stinorin e ri.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë ka siguruar edhe talentin e madhe gjerman, Jann-Fiete Arp nga Hamburgu.

Bayern ka paguar 2,5 milionë eurot e Hamburgu për transferimin e sulmuesit të talentuar gjerman.

Jann-Fiete Arp. (Foto: Filipe Farinha/Getty Images/Guliver)

Arp ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me 28 herë kampionët e Gjermanisë.

19-vjeçari megjithatë do të vazhdoj qëndrimin te Hamburgu pasi ka hapësira më shumë.

Reprezentuesi i Gjermanisë U19 do t’i bashkohet Bayernit më 1 korrik të vitit 2020.

Bayerni e ka fituar garën për Arp me gjigantët tjetër gjerman si RB Leipzig, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/