Telegrafi

Zyrtare: Bastoni nënshkruan kontratën e re me Interin

Interi ka njoftuar se Alessandro Bastoni ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2028.

Lojtari ishte në vitin e fundit të kontratës dhe klubi ka bërë çmos që ta bind që të nënshkruajë kontratën e re.

“FC Internazionale Milano mund të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Alessandro Bastoni për të zgjatur qëndrimin e tij në klub”, thuhet në një deklaratë zyrtare nga klubi.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2028.

Bastoni ka shënuar katër gola në 164 paraqitje me Nerazzurrët, ndërsa ishte blerë në vitin 2019 nga Atalanta për 30 milionë euro.

Ai ishte lidhur më parë me Tottenhamin dhe Manchester Cityn, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Nerazzurrët.

Marrëveshja e tij e mëparshme në Stadio Meazza do të skadonte në qershor 2024. /Telegrafi/