Telegrafi

Zyrtare: Bastian Schweinsteiger transferohet te Chicago Fire (Foto/Video)

Bastian Schweinsteiger ka kompletuar transferimin te skuadra amerikane e Chicagos Fires.

Ish-mesfushori i Manchester United ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, e cila kap vlerën prej 4.5 milionë dollarësh.

Gjermani 32-vjeçar pas kalimit të testeve mjekësore është prezantuar para mediave, ku ka realizuar edhe një stërvitje të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Merret vesh se Schweini do të bart numrin 31 te skuadra e ligës amerikane të MLS-it.

Kujtojmë se me ardhjen e trajnerit të ri te Unitedit, Jose Mourinho, ish-reprezentuesi gjerman nuk pati shumë hapësirë duke u paraqitur vetëm në katër ndeshje dhe kjo bëri që të largohet prej skuadrës angleze. /Telegrafi/