Telegrafi

Zyrtare: Basha transferohet te Wisla Krakow (Foto)

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Vullnet Basha, bëhet me skuadër të re.

Ai ka lënë Ligën e dytë të Spanjës për t’u transferuar në Poloni.

Lexo po ashtu Zyrtare: Basha me skuadër të re

Basha u prezantua tek Wisla Krakow, skuadër e njohur polake.

Prezantimin e tij e ka bërë publik faqja zyrtare e klubit të ri në Twitter, të cilët i kanë uruar mirëseardhje, raporton Gazeta Olle.

Basha së fundi luajti me Murcian, kurse më herët me Ponferradinan dhe Zaragozan.