Telegrafi

Zyrtare: Barcelona B transferon Rey Manajn dhe i vendos klauzolë të lartë

Barcelona B ka njoftuar se e ka arritur marrëveshje me Albacetes për transferimin e Rey Manajt.

22-vjeçari do të luajë te skuadra e dytë e katalunasëve, duke nënshkruar fillimisht një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023.

Manaj thuhet se i ka kompletuar testet mjekësore të premten e javës që shkoi, derisa sot (e hënë) u prezantua edhe zyrtarisht.

Barcelona B ka paguar 700 mijë euro për transferimin e tij nga Albacetes dhe dy milionë bonuse, derisa në fanellë do të bartë numrin 22.

Gazetari spanjoll Albert Roge zbulon se drejtuesit katalunas kanë vendosur klauzolë prej 50 milionë euro në rast largimi të Manajt në të ardhmen. /Telegrafi/