Telegrafi

Zyrtare: Barcelona transferon edhe një mbrojtës, publikohet marrëveshja me Atletico Miniero për Emerson

Barcelona nuk ka të ndalur gjatë afatit kalimtar të janarit duke transferuar futbollistë cilësorë.

Kampionët aktual të Spanjës kanë kompletuar transferimin e mbrojtësi të djathtë brazilian Emerson.

20-vjeçari ka shkëlqyer me Atletico Minieron në kampionatin brazilian dhe kjo ka bërë që Barcelona të investojë në të.

Katalunasit kanë pranuar të paguajnë 12 milionë euro për transferimin e lojtarit në Camp Nou.

Por Emerson nuk do t’i bashkohet Barcelonës menjëherë pasi ai fillimisht do të luaj për Real Betis.

Kjo për shkak se 20-vjeçari ishte nën pronësi të Atletico Minieros dhe Ponte Pretas që kishin nga 50% të kartonit të tij.

Emerson në Betis do të luaj deri në stinorin 2021, ndërsa pas asaj kohe Barcelona mund të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me lojtarin për gjashtë milionë euro.

Në Brazil të gjithë e krahasojnë futbollistin e ri të Barcelonës me mbrojtësin aktual të PSG-së, Dani Alves.

Emerson njihet për lojën e tij shumë të mirë në fazën ofensive, por gjithashtu është mjaftë i mirë edhe në defensivë.

Braziliani i talentuar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2024. /Telegrafi/