Telegrafi

Zyrtare: Barcelona shkarkon Quique Setienin

Quique Setien (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Barcelona e ka shkruar zyrtarisht trajnerin Quique Setién, pas eliminim turpërues nga Liga e Kampionëve.

Barcelona humbi me rezultat 8-2 nga Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa dështuan ta fitonin titullin edhe në Spanjë.

Klubi ka paralajmëruar se trajneri i ri do të emërohet në ditët në vijim, por do të ketë edhe ndryshime të mëdha në skuadër.

“Quique Setién nuk është më trajner i ekipit të parë. Trajneri i ri do të zyrtarizohet në ditët në vijim si pjesë e një ristrukturimi të gjerë të skuadrës së parë”.

“Faleminderit Quique e fatin më të mirë në të ardhmen”, ka shkruar Barcelona.

Ky vit ka qenë një nga vite më të dobëta të Barcelonës në dy dekadat e fundit. /Telegrafi/