Mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal është lojtari më i ri i Sevillas, skuadër me të cilën luajti para transferimit te Barcelona.
Pas transferimeve të shumta në afatin kalimtar veror, Barcelona ka vazhduar edhe me largimin e lojtarëve të panevojshëm.
I tillë është edhe spanjolli Vidal, i cili është larguar në drejtim të Sevillas dhe është vet Barcelona që ka njoftuar për transferimin e tij.
❗ [LATEST NEWS] Agreement with Sevilla for the transfer of Aleix Vidal. All details 👇 https://t.co/Um5ikwReTa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2018
“FC Barcelona dhe Sevilla FC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Aleix Vidal”.
“Sevilla FC do t’i paguajë FC Barcelonës 8,5 milionë euro, plus 2 milion bonuse”.
“FC Barcelona shpreh mirënjohjen ndaj Aleix Vidal për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i dëshiron atij çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
🚨 Agreement for the signing of Aleix Vidal 🚨
More info ➡️ https://t.co/thMG6acdT0#LivingTheVidalLoca pic.twitter.com/zHxTJsHxmy
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) August 4, 2018
Lojtari spanjoll mbaron kohën e tij te Barça pas tre sezonesh, nga 2015/16 në 2017/18, dhe kthehet në klubin ku ai kishte luajtur para transferimin në Camp Nou.
Ndryshe, Vidal ka zhvilluar 49 ndeshje me Barcelonën, ku ka shënuar edhe katër gola, teksa ka fituar tetë tituj: Dy La Liga, tre Copa del Rey, një Superkupë të Spanjës, Kupë të Botës për klube dhe një Superkupë të Evropës. /Telegrafi/