Barcelona e ka pranuar kërkesën e Neymarit, ku sot ua ka komunar lajmin se e dëshiron largimin nga klubi.
Klubi e ka dhënë një komunikatë për media, ku e kanë njoftuar Neymarin se ai mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij.
“Futbollisti Neymar Jr i shoqëruar nga babai i tij dhe agjenti, në një takim në zyrat e klubit e kanë njoftuar në mëngjes FC Barcelonën për vendimin e tij për ta lënë klubin”.
“Të ballafaquar me këtë pozitë, Klubi i ka njoftuar ata se i referohen klauzolës së blerjes së kontratës së tij ekzistuese, e që nga 1 korriku që arrin në 222 milionë euro të cilat duhet të depozitohen në tërësi”.
“Lojtari mbetet nën kontratë me FC Barcelonën, por me leje të përkohshme për të mos marrë pjesë në trajnime”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/