Telegrafi

Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Neto

Portieri brazilian, Neto Murara është lojtari më i ri i klubit katalunas, Barcelona.

Barcelona ka vazhduar përforcimin e skuadrës dhe i fundit që është zyrtarizuar është portieri brazilian, Neto.

Neto vjen nga rivalët e Valencias, ndërsa transferimi thuhet se ka kushtuar 26 milionë euro plus bonuse.

“Barcelona dhe Valencia kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Norberto Murara Neto”.

“Kostoja e transaksionit do të jetë 26 milion euro plus 9 milion euro bonuse”.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2022/23, dhe klauzola e tij e blerjes është vendosur në 200 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ndryshe, Neto në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skudrës së Fiorentinës dhe Juventusit. /Telegrafi/