Telegrafi

Zyrtare: Barcelona – Napoli, zhvillohet me dyer të mbyllura

Është konfirmuar se ndeshja e dytë në mes të Barcelonës dhe Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Të premten e kaluar, ministri i shëndetësisë Salvador Illa kishte thënë se përballja që zhvillohet në Camp Nou nuk kishte rrezik që të zhvillohej pa tifozë, por tani situata ka ndryshuar.

Blaugranasit kanë konfirmuar se përballja e dytë me Napolit do të zhvillohet pa tifozë shkaku i coronavirusit.

Fabian Ruiz (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Përballja e Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Napolit që do të zhvillohet më 18 mars, do të jetë pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e katalunasëve.

Lexo po ashtu UEFA e mendon seriozisht suspendimin e Ligës së Kampionëve pas raundit të tetë të finales

Forbes ka shkruar po ashtu se një takim të mbajtur me bordin e Barcelonës, është marrë vendim që takimi të luhet me dyer të mbyllura.

Ata vendosën që mos të rrezikojnë në këtë ballafaqim, shkaku që shikueshmëria në stadium do të ishte e lartë, e që rezultati i pjesës së parë (1-1) do ë bëjë më interesant ndeshjen. /Telegrafi/