Telegrafi

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e Memphis Depay

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit holandez, Memphis Depay, i cili vjen nga Lyoni si lojtar i lirë.

Barcelona ka kryer me sukses edhe transferimin e katërt këtë verë dhe atë me parametra zero.

Pas transferimeve të Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson, Barcelona ka konfirmuar edhe transferimin e Depayt.

Ylli holandez pritet t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij t’i skadojë këtë verë me Lyonin.

“FC Barcelona dhe Memphis Depay kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin sapo kontrata e tij me Olympique Lyonnais të përfundojë”.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Depay në sezonin e tij të fundit në Lyon ka shënuar 20 gola dhe 12 asistime, duke përfunduar i dyti në klasifikimin e golashënuesve. /Telegrafi/