Site icon Telegrafi

Zyrtare: Barcelona konfirmon pagesën prej 222 milionë eurove nga avokatët e Neymarit (Foto)

Neymar sa ishte te Barcelona

Barcelona ka konfirmuar se sot (e enjte) është kryer pagesa prej 222 milionë eurove nga PSG për Neymarin.

Klubi katalunas ka bërë me dije se përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit brazilian kanë kryer pagesën për prishjen e njëanshme të kontratës së sulmuesit brazilian.

Lexo po ashtu LaLiga: Ne nuk po e bllokojmë transferimin e Neymarit, ka mënyra tjera për të paguar klauzolën

“Të enjten pasdite përfaqësuesit ligjorë të Neymar Jr kanë vizituar personalisht zyrat e klubit katalunase dhe kanë bërë pagesën prej 222 milionë eurove në emër të lojtarit”, thuhet fillimisht në njoftimin e Barcelonës.

“Kjo pagesë është bërë në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të kontratës që bashkonte të dyja palët”.

“Si i tillë, klubi do t’i kalojë UEFA-s detajet e operacionit të mësipërm në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësitë disiplinore që mund të lindin nga ky rast”, përfundon njoftimin e klubit të madh spanjoll. /Telegrafi/

 

Exit mobile version