Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.
Klubi katalanas e ka marrë portugezin në formë huazimi nga klub i Ligës Premier pa opsion blerje.
“FC Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për huazimin e Joao Cancelo deri më 30 qershor 2024”, bën të ditur klubi katalunas.
“Nuk ka asnjë opsion për një transferim të përhershëm”.
“Klubi dëshiron të falënderojë publikisht lojtarin për përpjekjet financiare të bëra dhe dëshirën e tij për të veshur fanellën e Barçës”, thuhet më tej në komunikatën e tyre.
Bëhet e ditur se Cancelo ka ulur ndjeshëm pagën e tij për të kaluar te Barcelona. /Telegrafi/
Cancelo is Culer! 💙❤️
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2023